Manchester City, i relaksuar nga sigurimi i titullit kampion pësoi një nga përmbysjet më të mëdha të sezonit nga Brighton, që fitoi me shifrat 3-2 nën sytë e tifozëve në stadium, teksa në një moment City udhëhiqte 0-2.
Gundogan hapi ndeshjen që në minutën e 2-të me golin e tij, pas asistit perfekt të Mahrez. Më pas City ja bëri jetën të vështirë vetes me kartonin e kuq të Joao Cancelos, që u ndëshkua pas një faulli si lojtari i fundit.
Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e “Qytetarëve”, por e dyta kishte rezervuar akoma më shumë spektakël. Phil Foden tundi rrjetën në minutën e 48 dhe kaloi Cityn në epërsi të dyfishtë, por asgjë s’kishte mbaruar sepse Brighton nuk e kishte treguar fytyrën e vërtetë.
Brighton bëri një nga përmbysjet më të mëdha të sezonit. Trossard ngushtoi për 2-1 në minutën e 50 e më pas në të 72-tën Webster barazoi shifrat. Katër minuta më pas Dan Burn çoi shifrat në 3-2, duke marrë një fitore historike dhe mbajtur skuadrën jashtë zonës së ftohtë.
Në faturën e humbjes Manchester Cityt i shtohet edhe dëmtimi i Ilkay Gundogan. Mesfushori doli nga fusha në minutën 56 për shkak dëmtimi dhe u zëvendësua nga Fernandinho. AKy dëmtim vjen vetëm disa ditë para finales dhe në “Etihad Stadium” shpresojnë të mos jetë serioz. /abcnews.al