VIDEO/ City kualifikohet, Gladbah “poker” e gol spektakolar Shakhtarit

schedule20:47 - 25 Nëntor, 2020

schedule 20:47 - 25 Nëntor, 2020

Manchester City bëhet skuadra e radhës që kalon në raundin tjetër të Champions League. Qytetarët kanë triumfuar në Greqi kundër Olympiacos dhe u ka mjaftuar një gol i talentit Phil Foden, për të siguruar triumfin e katërt në grup. Një lojë totalisht e dominuar nga skuadra e Pep Guardiola, që e ka detyrim të luftoje deri në fund për këtë kompeticion.

https://streamable.com/h1njx9

Borussia M’Gladbah gjithashtu është në rrugë të mbarë, pasi likuidoi për të dytën herë ukrainasit e Shakhtar Donetsk. Tetë pikë për gjermanët, që presin se si do të dalë përballja tjetër e grupit, mes Interit dhe Real Madridit në Milano.

Gladbah e nisi ndeshje në mënyrën më të mirë, duke fituar një penallti që u kthye në gol nga Stindl. Më pas me kokë realizoi edhe Elvedi, kurse Embolo në minutën e parë shtesë të pjesës së parë realizoi me roveshatë dhe i çoi shifrat në 3-0.

https://streamable.com/wmjt1r

Gjermanët nuk u mjaftuan me kaq, pasi Wendt me një goditje dënimi e çoi topin në rrjetë për të katërtën herë. Kaq, Glagbah e mbylli “rubinetin” dhe me rezultatin 4-0 mori tri pikët e radhës dhe në vijim do të ketë finale të rëndësishme me Interin e Realin, për kualifikimin. /abcnews.al

CHAMPIONS LEAGUE, FAZA E GRUPEVE

Borussia M’Gladbach-Shakhtar Donetsk 4-0
Shënues:
Stindl 17’ (pen.), Elvedi 34’, Embolo 45+1’, Wendt 77’

Olympiacos-Manchester City 0-1
Shënues:
Foden 36’,

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!