Tjetër fitore për Manchester City, e 17-ta radhazi në të gjitha kompeticionet. Ekipi i Pep Guardiolës po kalon një nga momentet më të bukura të viteve të fundit, teksa sonte fitoi 1-3 në fushën e Everton.
Man City go ? points clear at the top on the #PL #EVEMCI pic.twitter.com/WBPBnYlZVO
— Premier League (@premierleague) February 17, 2021
Suksesi i 17-të sezonal në Premier League dhe diferenca me United dhe Leicester City të vendit të dytë ka shkuar në 10 pikë. Phil Foden zhbllokoi takimin pas gjysmë ore lojë, por djemtë e Carlo Ancelottit gjetën barazimin pesë minuta më vonë me anë të Richarlison.
City shtoi një marsh më shumë në fraksionin e dytë të ndeshjes dhe gjeti dy gola të tjerë. Ryad Mahrez riktheu “Cityzens” në avantazh me një gol shumë të bukur në minutën e 63-të.
Për të vulosur fitoren e skuadrës së Pep Guardiolës mendoi Bernardo Silva, i cili mposhti Pickford me një goditje të saktë në 13 minuta përpara fundit të ndeshjes. Dueli tjetër i ditës së sotme, Burnley-Fulham u mbyll në barazim 1-1. /abcnews.al