VIDEO/ Çim Peka dhe Berisha sulmojnë Ivi Kason. Kërkoi zbatimin e vendimit të gjykatës

schedule10:48 - 22 Nëntor, 2024

schedule 10:48 - 22 Nëntor, 2024

Sali Berisha dhe drejtuesi i medias së familjes së tij Çim Peka i janë vërvitur anëtarit të kryesisë së PD-së Ivi Kaso, pas një interviste të tij te ‘Real Story’ nga Sokol Balla.

Kaso, deklaroi se nëse Sali Berisha do të ishte paraqitur në prokurori sipas vendimit të gjykatës për detyrim paraqitje, nuk do të merrej masa e arrestit në shtëpi.

Duket se kjo deklaratë ka xhindosur Pekën, i cili i thotë doktorit se ka njerëz të lartë në partinë tënde që flasin siç mendojnë vetë.

Berisha është mekur menjëherë dhe për një çast nuk dinte çfarë të thoshte me batutën epike tashmë: “urdhëro”, e më pas i tha se nuk ka kulturë kushtetuese.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!