VIDEO/ Chelsea “zhgënjen” në “Stamford Bridge”, Aston Villa mund pastër “blutë” e Londrës

schedule20:29 - 1 Prill, 2023

schedule 20:29 - 1 Prill, 2023

Chelsea ka zhgënjyer sërish në “Stamford Bridge” teksa është mundur me rezultatin e pastër 0 me 2, nga miqtë e Aston Villa, në përballjen e vlefshme për javën e 29-të të Kampionatit anglez të futbollit, Premier League.

Nga një gol në secilën pjesë ka mjaftuar pët t’i “prezantuar” djemtë e Graham Potter, me disfatën e radhës, ku fillimisht “bomberi” anglez, Ollie Ëatkins mposhti më një parabolë fantastike portierin Kepa në minutën e 18’-të e më pas një goditje nga distanca e kapitenit skocez të Aston Villa, John McGinn në minutën e 56’-të shtangu portierin Kepa.

Me këtë fitore Aston Villa ngjitet në vendin e 9-të në renditje, teksa ka arritur të grumbullojë deri më tani plot 41 pikë, ndërsa Chelsea vazhdon sezonin zhgënjyes ku edhe pse klubi shpenzoi plot 326 milionë euro në merkaton e dimrit, “blutë” mbesin sërish në vendin e 11-të në renditje. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: 

Goli i Ollie Watkins:

Goli i John McGinn: