Everton kthehet të fitojë në fushën e vet në kampionat pas tre takimeve, dhe e bën atë ndaj një rivali të vështirë si Chelsea.
1-0 përfundoi ndeshja e luajtur në Liverpul, me islandezin Gylfi Sigurdsson që vendosi sfidën pas një penalltie të realizuar në mesin e pjesës së parë.
FULL-TIME Everton 1-0 Chelsea
Gylfi Sigurdsson’s penalty earns Everton 3 ??? points against Chelsea#EVECHE pic.twitter.com/LGpCALkhib
— Premier League (@premierleague) December 12, 2020
Carlo Ancelotti fitoi duelin ndaj “nxënësit” të tij Frank Lampard, teksa merr fund ecuria pozitive prej 9 ndeshjesh radhazi pa humbje për “Blutë e Londrës”.
Ndeshja ishte e balancuar dhe miqtë ishin dominues vetëm në qarkullimin e topit. Everton u mbrojt mirë menaxhoi avantazhin dhe në fund siguroi tre pikë të rëndësishme.
Vendi i shtatë dhe 20 pikë për djemtë e Carlo Ancelottit, ndërsa Chelsea mbetet në vend të tretë të Premier League me 22 pikë, duke humbur shansin të dilte në krye. /abcnews.al