Është mbyllur takimi mes Chelsea dhe Everton në Premier League, me Blutë e Londrës që kanë fituar me rezultatin e thellë 4-0. Mason Mount shënoi në minutën e 14-të, ndërsa në të 21-ën, Pedro dyfishoi.
Në pjesën e dytë, shënuan Willian dhe Giroud, duke vendosur rezultatin final të sfidës në 4-0. Ky takim, ishte historik për talentin shqiptar, Armando Broja, i cili debutoi në Premier League.
18 vjeçari i Shpresave U-21 u fut në vend të Giroud në minutën e 86-të, duke luajtur 6 minuta në këtë sfidë. Rritja e Brojës është madhështore dhe karriera e sulmuesit po ecën me hapa galopantë./abcnews.al