Chelsea nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 kundër Burnley në “Stamford Bridge” në kuadër të javës së 11 të Premier League.
“Blutë e Londrës” kaluan në avantazh në minutën e 33 me Kai Havertz, i cili do ishte goli i vetëm i 45 minutave të para.
Në pjesën e dytë edhe pse rastet nuk munguan, ekipi i Tuchel nuk ia doli të gjente golin e dytë dhe të qetësisë.
10 minuta nga fundi i takimit miqtë “heshtin” Stamford Bridge duke barazuar rezultatin me Vydra.
Barazimi 1-1 do ishte edhe rezultati përfundimtar i kësaj ndeshjeje, me Chelsean që vazhdon të kryesojë me 26 pikë, ndërsa Burnley mbetet në vendin e 18 me vetëm 8 pikë.
Shikoni KËTU përmbledhjen e ndeshjes.r.t/abcnews.al