Nga momenti në moment pritej që “pulëbardhat” e Brighton të barazonin shifrat, duke marrë parasysh dhe faktin që “blutë” e Chelsea mbetën me 10 lojtarë në fushë pas daljes me kartonin e kuq të Conor Gallagher, mirëpo në “Stamford Bridge” ka ndodhur e kundërta.
Një penallti e akorduar nga kryesori i sfidës është ekzekutuar mjeshtërisht nga “fantazisti” i mesfushës, Enzo Fernandez, i cili me një goditje potente nga pika e bardhë e 11-metërshit ka mposhtur portierin Steele. Rezultati shkon në 3 me 1. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLIN: