VIDEO/ Chelsea ngec në “Bramall Lane”, Sheffield United i “rrëmben” pikë “Bluve”

schedule20:56 - 7 Prill, 2024

schedule 20:56 - 7 Prill, 2024

Kishin rastin më të mirë, për të siguruar një tjetër tre pikësh, mirëpo nuk ia dolën të bënin diçka të tillë, me “Blutë” e Chelsea, që nuk kanë shkaur më shumë se barazimi, 2 me 2, në “Bramall Lane”, ndaj skuadrës së Sheffield United, në përballjen e vlefshme, për javën e 32-të, të kampionatit anglez të futbollit, Premier League.

Të dyja skuadrat shënuan nga dy gola në secilën pjesë, teksa në 45 minutëshin e parë, Thiago Silva për “Blutë” dhe Jayden Bogle për vendasit, realizuan ën minutat 11’ e 32’, ndërsa në fraskionin e dytë të lojës fillimisht Noni Madueke, për djemtë e Pochettino, në të 66’-tën e më tej Olliver McBurnie, në të 93’-të “vulosën” përfundimisht reultatin, 2 me 2.

Falë kësaj pike të siguruar në transfertën e Sheffield United, “Blutë” e Chelsea ngjiten tashmë në kuotën e 44 pikëve, por mbesin sërish në vendin e 9-të, të tabelës, me vetëm 1 pikë më shumë se “Pulëbardhat” e Brighton, ndërsa “Bardhekuqtë” vendas mbesin në vendin e fundit të tabelës, me vetëm 16 pikë. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!