Chelsea u mposht në fundjavë nga West Ham në shtëpi, me rezultatin 0-1. Arsyeja? Mungonte Tammy Abraham për shkak dëmtimi. Sot, bomberi anglez është rikthyer në fushë përballë Aston Villa dhe ka shënuar që në minutën e 24-ët.
Reece James kroson në mënyrë perfekte nga krahu i djathtë dhe Abraham shënon me kokë, duke mposhtur daljen e pastudiuar mirë të portierit Heaton. Ky është goli i 11-të në Premier League për Abraham, që renditet i dyti pas Jamie Vardy./abcnews.al
Chelsea – Aston Villa 1-0
Abraham 24′

