“Blutë” e Chelsea duket se e kanë marrë me shumë vrull pjesën e dytë të sfidës ndaj Burnley, teksa pas golit të Palmer ka ardhur dhe goli i 3-të për skuadrën e Mauricio Pochettino.
Pasi rrëmben një top në mesin e fushës mesfushori anglez, Conor Gallagher lëshon një pasim fantastik drejt “fantazistit” Raheem Sterling, i cili përballë portierit kundërshtar nuk gabon, duke e çuar topin në rrjetë. Rezultati shkon në 1 me 3. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLIN: