Chelsea nuk ia doli ta niste vitin me fitore, edhe pse shënoi i pari kundër skuadrës së Brighton. Azpilikueta pas një rrëmuje në zonë e dërgoi në portë dhe Chelsea e pa veten në avantazh.
Loja vijoi e fortë dhe londinezët nuk ia dolën ta realizojnë golin e qetësisë. Në fund të takimit erdhi super goli i realizuar nga iraniani Alireza Jahanbaksh. Pasi u zhbllokua para pak ditësh, sulmuesi që kishte shkëlqyer në Holandë realizoi një kryevepër.
Një roveshatë e tij rezultoi e suksesshme dhe topi i goditur u ndal në fundin e rrjetës. Çmenduri, një gol për sulmuesi iranian do e mbajë mend gjatë. Nisje e mbarë e vitit, teksa Brighton mori një pikë më një skuadër të fortë si Chelsea.
Sot ishte një ditë pozitive edhe për Aston Villa, që mundi në transfertë ekipin e Burnley me rezultatin 1-2. Dalje nga zona e ftohtë për momentin. Wesley dhe Grealish ishin autorët e golave. /abcnews.al
Alireza Jahanbakhsh with a goal that could win the Puskás award on the first day of the year pic.twitter.com/vrC3wAcuz8
— Niall (@niallmoran_) January 1, 2020