Vetëm 1 pikë kishte marrë Chelsea në tre ndeshjet e fundit në kampionat. Një moment i vështirë, sidomos për trajnerin Frank Lampard. Gjithsesi, “Blutë e Londrës” janë rikthyer te fitorja pas suksesit 0-1 në fushën e Fulham.
Mason Mount’s goal proves to be the difference ?#FULCHE pic.twitter.com/ga6rnzIqcl
— Premier League (@premierleague) January 16, 2021
Vendasit mbetën me dhjetë lojtarë dy minuta përpara fundit të pjesës së parë. Ndërhyrje e rëndë e Antonee Robinson dhe i kuq i menjëhershëm për amerikanin e Fulham. Një gjë e tillë ia lehtësoi gjërat miqve, të cilët gjetën golin e fitores në minutën e 78-të.
Mason Mount finalizoi një aksion të gjatë dhe i dhuroi ekipit të tij tre pikë të rëndësishme. Një triumf qetësia për trajnerin Lampard, teksa Chelsea renditet përkohësisht në vend të shtatë (29 pikë) në Premier League. /abcnews.al