VIDEO/ Chelsea “katastrofë”, “blutë” mposhten nga Wolves

schedule16:01 - 24 Dhjetor, 2023

schedule 16:01 - 24 Dhjetor, 2023

Chelsea është mposhtur në transfertë ndaj Wolves me rezultatin 2-1.

Armando Broja u aktivizua nga minuta e parë, por nuk arriti të tregohej aspak i rrezikshëm, duke u zëvendësuar më pas në minutën e 59’.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 51’, ku Lemina zhbllokoi shifrat. Tentativat ishin nga të dyja skuadrat, pasi loja ishte tepër intensive, por Chelsea nuk arriti të barazonte shifrat.

Në minutë 93’, Doherty vulosi ndeshjen duke shënuar golin e rezultatit 2-0. Chelsea arriti të shënonte golin e nderit në minutën e 96’ me anë të sulmuesit francez Nkunku.

Me këtë rezultat, Chelsea renditet në vendin e dhjetë me 22 pikë, ndërsa Ëolves në vednine 11-të me 22 pikë gjithashtu./h.ll/abcnews.al

Shikoni golin 1-0

Shikoni golin 2-0

Shikoni golin 2-1

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!