Dy ekipet londineze, Chelsea dhe Arsenal, kanë fituar takimet e tyre të javës së tetë në Premier League. Blutë e Frank Lampard shkatërruan 1-4 ekipin e Southampton. Abraham hapi serinë e golave, ndërsa mesfushori Mount dyfishoi në minutën e 24’. Ings shënoi 6 minuta më vonë për Southampton, por Chelsea mbylli përfundimisht fatet e takimit, falë golave të Kante dhe Batshuayi.
Edhe Arsenali ka triumfuar përballë Bournemouth, me rezultatin e ngushtë 1-0. “Topçinjtë” shënuan që në minutat e para të sfidës. Pepe kroson nga këndi dhe David Luiz shënon me kokë, në minutën e nëntë. Ky gol vendosi dhe fatet e takimit, me Arsenalin që mori tri pikë të vyera./abcnews.al
Premier League, java 8
Arsenal – Bournemouth 1-0
Luiz 9’
Southampton – Chelsea 1-4
Ings 30’ / Abraham 17’, Mount 24’, Kante 40’, Batshuayi 89’