Edhe ekipi i Chelsea ka arritur të kualifikohet për raundin e pestë të FA Cup. Blutë e Frank Lampard nuk pushuan thuajse fare, pasi vetëm pak orë më parë, u ndeshën me Arsenalin në Premier League, një sfidë shumë e luftuar deri në minutën e 90-të.
Përballë Chelsea, qëndroi Hull City, që bëri një pjesë të dytë shumë të mirë, por në fund u mposht me rezultatin 1-2. Batshuayi dhe Tomori shënuan për Blutë e Londrës, ndërsa Grosicki shkurtoi për Hull Cityn. Edhe pse “Tigrat” bënë një ndeshje shumë të mirë në minutat e fundit, por nuk arritën të barazonin.
Chelsea kështu i bashkohet skuadrave të kualifikuara në raundin e pestë, aty ku kanë kaluar shumica e ekipeve të Premier League deri më tani. I vetmi ekip i elitës angleze që nuk është kualifikuar, është West Ham, që zhgënjeu përballë West Bromwich./abcnews.al