Chelsea duket se është në formë shumë të mirë këtë sezon. Djemtë e Thomas Tuchel arritën të fitojnë sot ndaj Aston Villas me shifrat 3-0. Sërish protagonist Romelu Lukaku, i cili gjeti golin pas çerek ore lojë.
Në të 49-ën ishte Kovacic, që dyfishoi shifrat, teksa në fund Lukaku shënoi sërish dhe fiksoi rezultatin në 3-0. Belgu konfirmon edhe një herë se aventura te United ishte thjesht një transferim në kohën e gabuar.
Ndërkohë, në Gjermani as Bayern Munchen nuk fali. Skuadra e Nagelsmann sfidonte Leipzigun në një ndeshje shumë të fortë në letër, por në fund rezultoi pa surpriza. Serge Gnabry fitoi penallti dhe Lewandowski e shndërroi në gol në minutën e 12.
Pjesa e dytë nisi me golat e Jamal Musiala dhe Leroy Sane në minutat 47 dhe 54. Tre minuta më vonë Laimer i çoi shifrat në 1-3, por për t’i vënë kapakun mendoi Choupo-Moting në minutën e parë të shtesës. /abcnews.al