Chelsea ka marrë një fitore në transfertë ndaj Nottingham me rezultatin 3-2 në kuadër të javës së 36-të të Premier League.
Blutë e Londrës e nisën shumë mirë ndeshjen, ku në minutën e 8-të Cole Palmer asistoi te Mykhailo Mudryk që shënoi për 1-0.
Por pas pak minutash, Nottingham arriti të barazojë rezultatin me Willy Boly që shënoi për 1-1.
Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa e dyta solli gola të tjerë, ku të gjithë u shënuan në 15 minutat e fundit.
Morgan Gibbs-White sërish asistoi edhe tek goli i dytë, kur Callum Hudson-Odoi shënoi për 2-1.
Por Chelsea nuk u dorëzua dhe shënoi dy herë brenda katër minutash për të kthyer gjithçka në favor të tyre.
Fillimisht Raheem Sterling barazoi shifrat në 2-2 në minutën e 80-të, ndërsa në minutën e 82-të ishte Nicolas Jackson që shënoi për 3-2.
Kjo fitore e mban Chelsean në vendin e shtatë me 57 pikë, aq sa ka edhe Newcastle dhe vazhdon të mbetet në garë për një vend në garat europiane./h.ll/abcnews.al