Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Chelsea fiton derbin e Londrës, Granit Xhaka s’i mjafton Arsenalit

schedule17:58 - 1 Gusht, 2021

schedule 17:58 - 1 Gusht, 2021

Mbyllet miqësorja Arsenal-Chelsea. Derbi londinez përfundoi me fitoren 2-1 të skuadrës së Thomas Tuchel. Golin e parë të ndeshjes e realizoi Kai Havertz në minutën e 26-të.

Ylli gjerman mori një asist nga Timo Werner dhe mposhti portierin kundërshtar me një goditje potente. Kaq për pjesën e parë, teksa dy trajnerët kryen zëvendësime të shumta në pjesën e dytë.

Armando Broja nuk ishte fare i pranishëm në këtë përballje. Granit Xhaka, i cili është afër kalimit te Roma, realizoi me kokë në minutën e 69-të, duke rikthyer baraspeshën.

Chelsea reagoi menjëherë dhe u rikthye në avantazh tre minuta më vonë. Tammy Abraham përfitoi nga një gafë e Arsenalit dhe realizoi golin e fitores për “Blutë e Londrës”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!