Video/ Çfarë u tha Messi shokëve të skuadrës para pjesës së dytë

schedule08:56 - 27 Qershor, 2018

schedule 08:56 - 27 Qershor, 2018

Lionel Messi heshti të gjithë kritikët në ndeshjen kundër Nigerisë të martën. Ai shënoi golin e parë për Argjentinën, por tregoi që është gjithashtu që është një lojtar që mund t’i udhëheqë shokët e skuadrës drejt fitoreve.

Një moment interesant u kap nga kamerat në shtesa teksa lojtarët e Argjentinës po ktheheshin në fushën e lojws.

Messi thirri të gjithë lojtarët e tjerë dhe po fliste me ta. Për momentin u ngritën disa dyshime në lidhje me unitetin e grupit dhe kundërshti ndaj trajnerit Jorge Sampaoli.

Por mesa duket, fjalët e Messi-t patën një ndikim goxha të madh dhe tani Argjentina do të përballet me Francën në fazën tjetër.

Por çfarë tha Messi?

Për ta zbuluar këtë foli Marcos Rojo, i cili shënoi edhe golin e fitores për të tijtë në minutën e 86.

“Messi erdhi dhe na tha të qetësoheshim dhe të mos stresoheshim. Ishim nervozë dhe mesazhi i tij na ndihmoi shumë, ndësa mua më dha më shumë vetëbesim”, tha gjatë konferencës për mediat pas ndeshjes.

“Ai është kapiteni ynë dhe kapiteni më i mirë në botë. Ishte e mrekullueshme ta shënonte atë gol. Goli im? Messi na tha të gjithëve se është çështje për jetë a vdekje. Mua dhe Mascherano-s na tha të shkonim para. I tha të gjithëve të sulmonin pavarësisht gjithçkaje. E lexoi shumë mirë ndeshjen dhe rrezikun. Është një lider. Më i miri”, përfundoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!