VIDEO/ Çfarë po ndodh në Elbasan, qyteti “përmbytet” në ditë me diell

schedule13:22 - 22 Maj, 2022

schedule 13:22 - 22 Maj, 2022

Elbasani është përmbytur sot në 32 gradë e në kohë me diell.

Pusetat kanë shpërthyer dhe uji ka përmbytur rrugët duke vështirësuar kalimin e këmbësorëve, po ashtu dhe të makinave.

Zona përballe stadiumit Elbasan Arena është përmbytur totalisht duke krijuar “liqen artificial” në këto ditë të nxehta me diell.

Mbetet për tu parë se çfarë masash do merren për këtë situatë të krijuar në qytetin e Elbasanit.

/ABCNEWS.AL/