VIDEO/ Çfarë po ndodh në Durrës? Protestuesit nisen drejt komisariatit

schedule19:00 - 11 Mars, 2022

schedule 19:00 - 11 Mars, 2022

Qindra qytetarë në Durrës janë nisur në drejtim të komisariatit, për të kërkuar lirimin e protestuesve të shoqëruar.

Pasditen e së premtes qytetarët durrsakë bllokuan superstradën Durrës-Tiranë, ku patën dhe përplasje me policinë, pasi ndërhyrjes së këtyre të fundit për të liruy7ar rrugën.

Gjatë përplasjes disa prej protestuesve janë shoqëruar në komisariat.

Kujtojmë që Policia e Shtetit prej dy ditësh ka urdhëruar shoqërimin e personave që bllokojnë rrugën, me justifikimin e mbrojtjes së lirisë dhe të drejtave të qytetarëve./ Abcnews.al/