Çdo është është djegur nga flakët masive që përfshinë dje një zonë pyjore në lagjen “Demokracia” në Mamurras.
Në pamjet e siguruara nga ABC duket se zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të madhe toke duke djegur pisha dhe shkurre.
Prej mesditës së djeshme flakët në Mamurras u përhapën në dy vatra të cilat ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi i cilësoi si mjaft kritike.
Përgjatë natës në ndihmë të forcave zjarrfikëse shkuan edhe forcat ushtarake të Zall Herrit.
Mëngjesin e sotëm kryebashkiakja e Kurbinit Majlinda Cara njoftoi se zjarri është vënë nën kontroll gjatë natës ndërsa i bëri apel autoriteteve të hetojnë për shkaqet e tij.
Banorët për ABC kanë deklaruar se zjarri dyshohet se është i qëllimshëm. m.v/abcnews.al