Janë mbyllur ndeshjet e Bundesligës për javën e 16-të. Bayern Munchen fitoi me shumë vështirësi në sekondat e fundit përballë Freiburg. Deri në minutën e 90+2′, ndeshja ishte e barabartë 1-1, falë golave të Grifo dhe Lewandowskit, por në katër minutat e fundit, bavarezët shënuan dy gola të shpejtë.
Ai që kaloi në avantazh Bayernin dhe i hapi rrugën e suksesit, ishte 18 vjeçari Joshua Kirkzee. Kjo ishte ndeshja e parë për talentin në Bundesliga dhe çfarë momenti i paharrueshëm për të. Në sekondat e fundit, shënoi dhe Serge Gnabry, me anë të një kundërsulmi.
Takimet e tjera, kanë pasur shumë surpriza. Leverkusen është mposhtur në shtëpi 0-1 nga ekipi i Hertha Berlin, ndërsa Eintracht Frankfurt u mposht me rezultatin 2-4 nga Koln. Wolfsburg dhe Schalke 04 u ndanë në barazim 1-1./abcnews.al
ZIRKSCENES ? pic.twitter.com/rZVGxURP2j
— FC Bayern English (@FCBayernEN) December 18, 2019