Qazim Laçi ka shënuar një supergol në takimin mes Ajaccio dhe Rodez. Mesfushori kuqezi e nisi titullar këtë sfidë, duke u bërë protagonist. Në minutën e 56-të, Laçi shënoi golin e avantazhit për Ajaccio, duke i mahnitur të gjithë.
Pasi merr një pasim në hyrje të zonës, Laçi nuk mendohet dy herë dhe gjuan fort me të djathtën, duke gjetur trekëndëshin e portës. Portieri i Rodez mbetet i shtangur dhe Ajaccio e pa veten në avantazh. Ky gol i Laçit, nuk ka nevojë për shumë fjalë, vetëm për t’u shijuar./abcnews.al
Francë, Ligue 2
Ajaccio – Rodez 1-0
Laçi 56′