VIDEO/ “Çfarë faji kam unë, më ka shokuar dënimi i ri! Turpërohem prej fëmijëve”

schedule12:58 - 10 Qershor, 2020

schedule 12:58 - 10 Qershor, 2020

Gelson Martins, portugezi i Monaco, është dënuar me gjashtë muaj dhe do të kthehet të luajë vetëm në muajin nëntor. Kjo periudhë e pandemisë nuk i llogaritet si periudhë dënimi dhe kështu ai do të mungojë gjatë.

Shkak u bë shtyrja që i bëri arbitrit në ndeshjen kundër Nimes, që u shoqërua me karton të kuq. 25-vjeçari, i cili më parë ka qenë pjesë e Sporting Lisbone dhe Atletico Madrid, është penduar për atë që ka bërë. Gjithsesi dënimin duhet ta shlyejë deri në fund, edhe pse ai ka rezerva për ndryshimin e dënimit.

“Mendoj se gjashtë muaj dënim janë shumë, por e kuptova dhe e pranova. Tani e kuptova që dënimi ka ndryshuar dhe ka shkuar në gati dhjetë muaj. Ishte një shok për mua kur e mësova. Mezi po prisja nisjen e sezonit të ri dhe të isha gati për lojë. U ndryshua dënimi për diçka që nuk është faji im. Kampionati është ndalur dhe nuk kam unë lidhje me këtë. Nuk arrij ta kuptoj.

Bëra një pagim dhe pagova për të, nuk mund të paguaj përsëri, për shkak të diçkaje që nuk është faji im”, thotë Martins, i cili ka edhe një keqardhje tjetër, që e ka shprehur në një intervistë të dhënë për “L’Equipe” në Francë.  “Ndihem i turpëruar që fëmijët e mi shohin imazhet e asaj që kam bërë”, shprehet Gelson Martins. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!