Endri Çekiçi vazhdon të hedhë kandidaturën e tij për një ftesë te Kombëtarja e Shqipërisë, pasi paraqitjet e tij me Olimpija Ljubana, janë të shkëlqyera.
Në Slloveni, Çekiçi është një ndër lojtarët më të mirë dhe fantazisti kuqezi, e ka treguar dhe në takimin e sotëm kundër Aluminij në transfertë, pasi ka shënuar një eurogol për të zhbllokuar shifrat.
Në minutën e 14-të, Çekiçi merr përsipër ekzekutimin e një goditje dënimi nga një kënd i prirët, por me mjeshtëri të lartë, gjen trekëndëshin e portë, duke shënuar perlën e radhës. Lojtar fantastik!/abcnews.al