Orët e fundit, një video e reagimit të zemëruar të Cardi B ndaj një fanseje po bën xhiron e rrjeteve sociale, teksa ajo i hodhi birrë në skenë gjatë koncertit të saj dhe artistja i hodhi mikrofonin.
Gjithçka nisi kur Cardi B perjetoi një trend të fundit, i cili kërkon që fansat të hedhin objekte të ndryshme në skenë, pavarësisht nga rreziku. Kujtojmë se tashmë është plagosur Bebe Rexha, e cila ka marrë një celular në fytyrë.
Këtë herë një shikues hodhi një kanaçe birrë dhe ajo u kujdes që të jepte përgjigjen më të zemëruar. Ajo ndaloi këngën dhe hodhi mikrofonin në publik, dukshëm e mërzitur. Për ngjarjen ka ndërhyrë sigurimi.
Cardi B throws microphone at audience member who threw a drink at her. pic.twitter.com/alLgHMFshb
— Pop Base (@PopBase) July 30, 2023
Shumica e komenteve që janë bërë nën videon virale mbështesin yllin, duke reaguar kundër trendit të rrezikshëm. “Ndoshta tani, këta njerëz do të ndalojnë së hedhuri gjëra mbi artistët”, tha një përdorues, duke komentuar se më në fund ka ardhur koha që një yll të reagojë./abcnews.al