Juventusi pësoi dje një eliminim tronditës nga Porto, që luajti me 10 vetë për shumë minuta, por një gol i Sergio Oliveira me goditje dënimi në shtesën 30 minutëshe i dha kualifikimin portugezëve.
Në fakt mund të themi se ishte një gol i falur nga Juventusi sepse muri u vendos keq dhe u shpërbë, duke i dhënë mundësinë Oliveiras të golash rrafsh me tokën dhe të tundë rrjetën. Për këtë moment ka kritika të ashpra Fabio Capello.
“Ky ishte gabim i pafalshëm, në kohën time zgjidheshin lojtarët që vendoseshin në mur dhe aty nuk mund të ishte dikush që kishte frikë nga topi. Ata u trembën dhe u hodhën, duke kthyer shpinën. Kjo është e pafalshme.
Në intervista pas ndeshjes pashë vetëm lojtarë të rinj dhe dolën dhe treguan fytyrën e tyre gjatë momenteve të vështira. Te Juventusi ka disa veteranë, që dalin para kamerave kur fitojnë për të marrë merita. Kur humbin nuk i sheh askush”, u shpreh Capello. /abcnews.al