Pas gjashtë sezonesh te Viking në Norvegji, Zymer Bytyqi vendosi të largohet dhe para pak ditësh kaloi në Superligën turke te Konyaspor.
Ditën e sotme erdhi edhe debutimi i tij, teksa e ka nisur në mënyrën më të mirë. 24-vjeçari u aktivizua në minutën e 75-të dhe vetëm 9 minuta më pas mundi të jetë vendimtar.
Ai dha asistin e golit të parë të skuadrës së tij, duke shkurtuar diferencën (2-1), megjithëse në fund nuk mundi të dalë i fituar ndaj skuadrës së Fatih Karagumruk.
Për Konyaspor si titullar luajti edhe Sokol Cikalleshi. Kavajasi u zëvendësua në minutën e 75-të pa mundur të shmangë humbjen e skuadrës së tij. /abcnews.al