Policia e San Franciskos qëlloi për vdekje një burrë që u fut me makinën e tij në konsullatën kineze. Pak më vonë, konsullata kineze në një postim në WeChat theksoi se zyra e vizave është pezulluar përkohësisht nga sot deri në një njoftim tjetër.
Detajet e ngjarjes janë ende të paqarta dhe policia ka bërë të ditur se ende nuk ka identifikuar identitetin e sulmuesit.
Nga ngjarja nuk raportohet për të lënduar.
“Unë nuk e di se sa njerëz ishin brenda zyrës së vizave në momentin e përplasjes,” tha zëdhënësja e policisë së San Franciskos Kathryn Ëinters në një konferencë për shtyp.
Në një deklaratë, konsullata kineze tha se një person i panjohur është future në ambienet e konsullatës me makinën e tij, duke rrezikuar seriozisht sigurinë e stafit dhe personave që ndodheshin në vendngjarje dhe duke shkaktuar dëme të mëdha.
Imazhet e postuara në mediat sociale tregojnë një automjet brenda ndërtesës dhe oficerët e policisë që drejtojnë armët në drejtim të shoferit, ndërsa njerëzit përreth vrapojnë për siguri.
/abcnews.al