VIDEO/ Bundesliga e mbyll për vitin 2023, nuk zhgënjejnë Bayern e Stuttgart, Frankfurt përmbys Gladbach-un

schedule23:32 - 20 Dhjetor, 2023

schedule 23:32 - 20 Dhjetor, 2023

Janë mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme përballjet e fundit, të këtij viti kalendarik, që përkojnë me javën e 16-të të kampionatit gjermant të futbollit, Bundesliga, ku në asnjë moment të sfidës favoritët për të fituar nuk kanë zhgënjyer, duke siguruar 3 pikët e fundit për vitin 2023.

Padyshim sfida kryesore ishte ajo e “Volksëagen Arena”, me skuadrës së Ëolfsburg e Bayern Munich, ku padyshim fitues dolën “Bavarezët” e Mynihut ku golat e Jamal Musiala e Harry Kane, në minutat 33’ e 43’ mjaftuan për të nxjerrë të “pavlefshëm” golin e “fantazistit” gjerman, Maximilian Arnold, të shënuar në fundin e pjesës së parë.

Në “MHP Arena”, skuadra e Stuttgart është rikthyer te fitorja, teksa kësaj radhe ka mundur skuadrën e Augsburg, me rezultatin e thellë 3 me 0, pas golave të Deniz Undav, Serhou Guirassy e Chris Fuhrich, të shënuar respektivisht në minutat 18’, 45+1’ e 69’, për të vazhduar kështu “ëndrrën” e marrjes pjesë në një turne evropian.

Ndërkaq, në përballje të tjera, skuadra e Heidenheim ka mundur me rezultatin 3 me 2, skuadrën e Freiburg, ndërsa Eintracht Frankfurt ka përmbysur gjithçka në “shtëpi” ndaj Borussia Monchengladbach, me rezultatin e ngushtë, 2 me 1. Përsa i përket renditjes në tabelë “Bavarezët” e Bayern Munich e mbyllin vitin në kuotën e 38 pikëve, në vendin e dytë me 4 më pikë më pak se Leverkusen. Në vendin e 3-të renditet Stuttgart me 34 pikë, ndërsa Frankfurt, Freiburg, Heidenheim, Ëolfsburg, Augsburg e Borussia Monchengladbach renditen respektivisht në vendet 6, 8, 9, 10, 11 e 12, me nga 24, 24, 20, 19, 18 e 17 pikë. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLAT: 

Wolfsburg 1 – 2 Bayern Munich

Heidenheim 3 – 2 Freiburg

Eintracht Frankfurt 2 – 1 Borussia Monchengladbach

Stuttgart 3 – 0 Augsburg

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!