Hertha Berlin ka shënuar tre gola për dhjetë minuta, në ndeshjen derbi kundër Union Berlin. Në minutën e 51-të u zhbllokua ndeshja pas një krosimi në zonë, që u kthye në gol nga Vedad Ibisevic. 35-vjeccari i sulmit, me kokë nuk gaboi dhe ndëshkoi miqtë.
Hertha Berlin, në sulmin e ardhshëm pas nisjes së topit nga mesi i fushës, ia doli të realizonte edhe të dytin gol. Ibisevic ishte protagonist me vertikalizimin e tij, ndërkohë që Lukebakio shmangu portierin dhe realizoi.
Dhjetë minuta nga zhbllokimi i ndeshjes, Hertha Berlin ia del të shënojë edhe golin e tretë. Cunha, me një goditje të fortë brenda zonë mposht portierin kundërshtar dhe praktikisht i jep fund kësaj përballje./abcnews.al