VIDEO/ Broja titullar në triumfin ndaj Luton, Palmer i “dhuron” Chelsea-t fitoren e fundit të vitit

schedule17:56 - 30 Dhjetor, 2023

schedule 17:56 - 30 Dhjetor, 2023

Duhej një fitore për të mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme vitin 2023. “Blutë” e Chelsea, nuk kanë zhgënjyer aspak, në transfertën e “Kenilworth Road”, teksa në përballjen e vlefshme për javën e 20-të të kampionatit anglez të futbollit, Premier League kanë mundur me rezultatin e ngushtë, 2 me 3, skuadrën e Luton.

Pavarësisht fitores me 3 gola, sërish, “bomberi” nga Malësia e Madhe, Armando Broja nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës, pavarësisht se kundra kishte një nga ekipet më “amatore”, të këtij sezoni të Premier League. Megjithatë, pavarëisht mugnesës së “Legjionarit” sërish, djemtë e teknikut Mauricio Pochettino nuk bënë hapin “fals”.

Një dopietë e “fantazistit” Cole Palmer, në minutat 12’ e 70’ të sfidës, si dhe një gol i anësori të sulmit, Noni Madueke u mjaftuan “Bluve” për 3 pikët, pavarësisht se për një moment sfida u bë disi “drithëruese”, pas 2 golave të shpejtë të Ross Barkley e Elijah Adebayo, në minutat 80’ e 87’, por sërish koha nuk mjaftoi për të kryer përmbysjen e madhe të vendasve.

Falë kësaj fitoreje, Chelsea e mbyll në mesin e tabelës vitin 2023, teksa pas 20 ndeshjeve të para, “Blutë” e Londrës gjenden në vendin e 10-të të tabelës, me 28 pikë, 1 më pak se Newcastle i vendit të 9-të dhe 2 më pak se Brighton i vendit të 8-të, ndërsa skuadra e Luton e mbyll vitin në vendin e 18-të me 15 pikë, vetëm 1 pikë më pak se Everton i vendit të 16-të. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLAT: 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!