Ka përfunduar takimi mes Everton dhe Chelsea. Kjo sfidë është mbyllur me fitoren e të besuarve të Thomas Tuchel.
Një ndeshje e luftuar rezultoi të ishte përballja mes dy ekipeve, të cilat provuan të shënon golin e avantazhin, pasi rastet nuk munguan në të dyja krahët, por duhet të vinin minutat shtesë të pjesës së parë për të parë të shënohej një gol.
Djemtë e Tuchel do të fitonin penallti, të cilën e shndërroi në gol Jorginho, duke e dërguar kështu skuadrën e tij në avantazh në dhomat e zhveshjes.
Pjesa e dytë nuk do të prodhonte gola të tjerë, me Chelsea që mori kështu 3 pikë në përballjen e parë ndaj Everton për këtë sezon.
Vlen të theksojnë se sulmuesi shqiptar, Armando Broja u hodh në fushën e lojës në minutën e 73-të të takimit, me Tuchel që i beson kështu minuta 20-vjeçarit në këtë përballje. Kështu sulmuesi shqiptar rikthehet për të zhvilluar një ndeshje zyrtare me Chelsean në përballjen ndaj Everton, ndërsa për herë të fundit ai ka luajtur për ekipin e Tuchel pikërisht ndaj të njëjtit kundërshtar, më 8 mars 2020.
SHIKO VIDEON e hyrjes në lojë të Brojës
/f.a/abcnews.al