Sothampton ka arritur të marrë fitoren përballë Norwich në sfidën e javës së 26-të të Premier Leagues.
Një fitore me shifrat 2-0 i kanë mjaftuar “shenjtorëve” për të siguruar 3 pikët e radhës në kampionatin anglez.
Në këtë mënyrë skuadra e Armando Brojës doli fitimtare ndaj skuadrës së Norwich të Milot Rashicës.
Me këtë fitore Southampton arrin në kuotën e 35 pikëve në vendin e 9-të, ndërsa Norwich ngelet në kuotën e 17 pikëve në vendin e fundit në tabelën e klasifikimit të Premier League.
/f.a/abcnews.al