VIDEO/ Breshëri ndaj hotelit, gjykata jep vendimin për shokët e “Lirit të Rushkës”

schedule15:37 - 15 Gusht, 2020

schedule 15:37 - 15 Gusht, 2020

Gjykata e Pogradecit ka dhënë masën e sigurisë për tre të arrestuarit e tjerë të grupit prej tetë personash që qëlluan me armë ndaj hotelit në Tushemisht pak ditë më parë.

Bëhet fjalë për bashkëpunëtorët e Ilir dhe Meardi Berberit si edhe Anterio Kaloshit pasi qëlluan me breshëri automatiku ndaj hotel “Volorekës” në Pogradëc, shkruan abcnews.al.

Gjykata ka dhënë 40 ditë burg për Ilir Mecollin, Ardian Xhutin dhe Elvir Haxhinë, të cilët akuzohen si bashkëpunëtorë të grupit të mësipërm.

Një ditë më parë u dha masa e sigurisë “burg pa afat” për Ilir Berberin, ndërsa sëfundmi u arrestuan në Tiranë edhe Meardi Berberi dhe Anterio Kaloshi, të cilët gjithashtu akuzohen se qëlluan me armë ndaj hotelit në fjalë. /acbcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!