VIDEO | Brescia reziston vetëm një pjesë, Roma i falet dy mbrojtësve

schedule16:16 - 24 Nëntor, 2019

schedule 16:16 - 24 Nëntor, 2019

Ka nisur me gol pjesa e dytë e ndeshje Roma-Brescia. Vendasit kanë zhbllokuar shifrat me anë të Chris Smalling. Mbrojtësi anglez kërceu bukur me kokë pas një goditje këndi dhe dërgoi topin në rrjetë në minutën e 49-të.

Vendasit morën zemër dhe shënuan një tjetër gol pas tetë minutash. Gianluca Mancini realizoi një gol të bukur pas një pasimi të marrë nga Zaniolo dhe dërgoi topin sipër portierit mik.

Fitorja i dërgon verdhekuqtë në kuotën e 25 pikëve, duke ndarë për momentin vendin e tretë me “armiqtë” e Lazios, të cilët po barazojnë në fushën e Sassuolos. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!