VIDEO/ Brentford e Leicester nuk falin, Norwich fiton duelin e mbijetesës me Burnley

schedule17:01 - 10 Prill, 2022

schedule 17:01 - 10 Prill, 2022

Në ndeshjet e sotme të Premier League, Brentford, Leicester City dhe Norwich kanë arritur të sigurojnë fitoren ndaj kundërshtarëve të tyre.

Skuadra e Brentford kaloi pa probleme West Ham, teksa vendasit i mposhtën me shifrat 2-0. Dy golat u shënuan nga Mbeumo 48’ dhe Toney 64’, teksa i japin skuadrës së tyre në këtë mënyrë një fitore shumë të rëndësishme në kampionat, ndërkohë nga krahu tjetër West Ham bën kështu një hap fals për vendin e 6-të, pasi tashmë rrezikojnë të parakalohen në renditje nga Manchster United që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Brentford arrin në kuotën e 36 pikëve në vendin e 13, ndërsa West Ham në vendin e 6-të me 51 pikë, po aq sa United i vendit të 7-të.

Leicester City po ashtu merr 3 pikët ndaj Crystal Palace, pasi i mposht në shtëpi me shifra 2-1. Me këtë fitore i parakalon në renditje Palace. Rrugën e rrjetës në këtë takim do ta gjenin Lookman 39’ dhe Dewsbury-Hall 45’,  ndërsa në pjesën e dytë miqtë do të shkurtonin rezultatin me Zaha që realizon në minutën e 66-të.

Leicesteri shkon në kuotën e 40 pikëve në vendin e 9-të, ndërsa Crystal Palace ka grumbulluar 37 pikë e pozicionuar në vendin e 10-të.

Një takim interesant ishte edhe ai mes Norwich dhe Burnley. Takim që luhej për mbijetesë pasi të dyja skuadrat pozicionohen në vendet e fundit të tabelës, me “kanarinat” që triumfuan në këtë duel me shifrat 2-0.

Vendasve iu kanë mjaftuar golat e shënuar nga Lees Melou që në minutë  e 9-të dhe Pukki 86-të  për të koleksionuar 3 pikët përballë rivalit direkt të tyre.

Me këtë fitore skuadra e Milot Rashicën shkon në kuotën e 21 pikëve në vendin e fundit, ndërsa Burnley mban vendin e 18-të me vetëm 24 pikë. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!