Një ditë më parë, Orinda Huta festoi përvjetorin e lindjes. Moderatorja mbushi 35 vjeç ndërsa mori dhe një urim të ëmbël nga bashkëshorti i saj, Turjan Hysko. Teksa postoi një foto të Orindës, duke ushqyer me qumësht vajzën e tyre Atarën, shkruante: “Edhe 100 o mami i Atarës!”.
Por për këtë përvjetor, ajo ka organizuar dhe një festë të vogël ku ka mbledhur njerëzit e saj më të afërt. Në festë nuk mungoi dhe Xhemi Shehu, me të cilën ka një miqësi të ngushtë. Ka qenë moderatorja dhe persona të tjerë që kanë ndarë disa momente të bukura në rrjete sociale.



/abcnews.al

