Arilena Ara, një ndër personazhet më të komentuar të ekranit festoi dje 23 vjetorin e lindjes. Artistja mori urime nga miq dhe fansa, por përpos mesazheve të shumta, në rrjete sociale mbizotëruan pamje nga festa që organizoi.
Këngëtarja ka mbledhur miqtë dhe kolegët në festën private dhe nga pamjet e publikuara duket se e ka shijuar në maksimum. Sakaq, kujtojmë që Arilena ka paralajmëruar albumin e parë të karrierës me titullin “Pop Art”.