Gjashtë persona, pesë nga të cilët me origjinë shqiptare dhe një spanjoll janë arrestuar në Malaga në kuadër të një operacioni të koduar “Limit” ku u sekuestruan 165 kilogramë marijuanë, 185 kilogramë hashash, dy pistoleta, një makinë e vjedhur, një kamion, një rimorkio frigoriferike me fund të dyfishtë, 5350 euro si dhe dokumente të falsifikuara. Grupi u godit në një depo industriale në Málaga.
Nga hetimet u zbuluan dy ndërtesa të përdorura si plantacione droge në Malaga dhe Granada dhe një bazë e tretë, depo industriale po në Málaga. Katër nga të arrestuarit u kapën në flagrancë në magazinë teksa po fusnin drogën në pjesën e poshtme, fundin e dyfishtë të rimorkios frigoriferike. Dy të tjerët u kapën në hyrje të godinës që e kishin kthyer në plantacion droge./ db/Abcnews.al