Policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim dy persona si bashkëpunëtorë të autorit Ragip Gila, që kreu atentatin e së hënës, 8 shtator, ku mbetën të vrarë dy persona dhe u plagosën dy të tjerë.
Siç shihet dhe në videon e policisë, gjatë kontrollit në banesën e 17-vjeçarit dhe 39-vjeçarit në lagjen “Guerrile”, janë gjetur municione luftarake, për grupet kriminale. U sekuestruan 7 armë
“Gjatë kontrollit në banesën e një shtetaseje (e cila jeton jashtë vendit), të cilën këtë shtetas e përdornin si bazë për këtë aktivitete kriminale, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar: 1 armë zjarri automatike dhe 6 armë zjarri pistoleta, një sasi municioni luftarak, 45 kapsolla detonatore elektrike, një automjet tip “Audi” me targa të vjedhura në qytetin e Lezhës, 5 dronë të madhësive të ndryshme, pajisje shtesë për dronë, 1 laptop dhe 5 aparate fotografike”, njofton policia. /abcnews.al

