VIDEO/ Brazili fiton me vështirësi dhe kualifikohet, Zvicra shpreson te fitorja ndaj Serbisë

schedule18:53 - 28 Nëntor, 2022

schedule 18:53 - 28 Nëntor, 2022

Brazili ka arritur të fitojë minimalisht ndaj Zvicrës.

Skuadra e Xhakës dhe Shaqirit ka qenë një kockë e fortë ndaj Brazilit, ku kanë arritur të mbrojnë mjaft mirë gjatë gjithë lojës, duke mos lënë hapësira ndaj latinëve.

5 herë kampionët e Botës kanë tentuar disa herë të deportojnë brenda zonës, por Akanji me shokë u kanë bërë ballë.

Mrekullia ndodh në minutën e 83-të, ku Casemiro lëshon një predhë ndaj Sommer duke e bërë të pamundur ta ndalojë.

Brazili renditen në vendin e parë duke siguruar kualifikimin. Zvicrës i mbetet gjithçka për në ndeshjen e fundit ndaj Serbisë./ h.ll/abcnews.al

Shikoni golin