VIDEO/ Bradley i “magjishëm”, Liverpool trefishon shifrat ndaj “Bluve” të Brojës

schedule22:45 - 31 Janar, 2024

schedule 22:45 - 31 Janar, 2024

Mund të thuhet me plot gojë se gjithçka mbaroi, pavarësisht se në futboll kurrë nuk i dihet. “Të Kuqtë” e Liverpool kanë arritur të shënojnë sërish në portën e “Bluve” të Chelsea, duke e mbyllur praktikisht supersfidën e javës së 22-të të kampionatit anglez të futbollit, Premier League.

Pasi merr bukur krahun e djathtë të fushës, anësori i talentuar i mbrojtjes, Conor Bradley lëshon një krosim në zonë, krosim i cili përfudon në rrjetën e Petrovic, pas një goditje të bukur me kokë nga “fantazisti” hungarez, Dominik Szoboszlai. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLIN