Këngëtari i njohur irlandez, Brian McFadden ka shokuar fansat pasi është shfaqur me fytyrën e fryrë. Ylli i muzikës pop ka bërë me dije se ka pësuar një reaksion alergjik nga pickimi i bletës. Më pas, këngëtari bëri shaka teksa shtoi se duket sikur ka bërë botox në fytyrën e tij.
“U pickova nga një bletë dhe pata një reaksion alergjik!! Botox dhe mbushës falas!!!” ka shkruar këngëtari duke shpjeguar se duket sikur ka bërë ndërhyrje në fytyrë. Këngëtari postoi videon nga shtrati i spitalit ndërsa bëri shaka me këngën e famshme: “Jam seksi dhe e di këtë gjë”.
/abcnews.al