Borat është një personazh imagjinar i luajtur nga komediani Sasha Baron Cohen, që u bë i famshëm pasi u nis drejt Amerikës për të bërë një dokumentar për “Vendin më të Madh në Botë”. Borat është ndoshta personazhi i tij më i pëlqyer, dhe për këtë arsye më i rrezikshmi. Karakteri i tij është i ndezur nga paragjykimet provinciale saqë zgjon një ton mirësie dashamirëse nga pothuajse të gjithë ata që takon – të paktën para se të thërrasin policët.
Por përpara se të njihej si Borat, Sasha Baron Cohen, kishte krijuar personazhin e Kristos, një gazetar i rremë nga Shqipëria (me kravatë kuqezi.) Të dy personazhet janë praktikisht të njëjtë, ndryshimi i vetëm është se Christo është nga Shqipëria në vend të Kazakistanit./abcnews.al


