VIDEO/ “Boka”, gjiganti i oqeaneve që transporton kroçerat

schedule17:44 - 23 Shtator, 2021

schedule 17:44 - 23 Shtator, 2021

Pak struktura të lëvizshme të bëra nga njeriu janë më të mëdha se një korçerë, por edhe gjigantëve të detit ndonjëherë u nevojitet një dorë për të arritur në port.

Çfarë bën njeriu njëri nga këta gjigantë të detit nuk është në gjendje të lëvizë me fuqinë e tij?

Ajo quhet një anije që ngarkon anije, ose për të qenë më të saktë: Një anije transporti të rëndë siç quhet Boka Vanguard.

E ndërtuar në vitin 2012, Boka Vanguard është e gjatë 275 metra dhe mban rekordin si anija më e madhe e këtij lloji. Zakonisht transporton struktura të mëdha të naftës dhe gazit në det të hapur, por herë pas here thirret edhe të transportojë anije të tjera – siç ndodhi me Carnival Vista para pandemisë.

Carnival Vista është kroçera e dytë më e madhe në flotën e Carnival, me kapacitet për 4,000 pasagjerë dhe 1,500 persona ekuipazh, dhe në korrik 2019 iu desh shpëtimi pasi pati një defekt në ujërat e Karaibeve.

Vinçat nuk janë me të vërtetë një opsion kur duhet të heqësh një anije 133,500 ton nga uji (vinçat më të mëdhenj në botë ngrenë rreth 20,000 ton), kështu që Boka Vanguard përdor një qasje mjaft të ndryshme.  Ajo zhytet deri në gjysmë dhe më pas rikthehet në sipërfaqe pasi kroçera ka lunduar mbi të. /abcnews.al