ELBASAN – ABC ka siguruar pamjet nga mega operacioni që po zhvillohet për arrestimin e një numri të madh zyrtarësh në qytetin e Elbasanit.
Burime për ABC bëjnë të ditur se janë më shumë se 25 urdhër ndalimi të lëshuara nga një grup prokurorësh.
Bëhet e ditur se arrestimet po bëhen lidhur me akuzat për shpërdorim detyre e korrupsion.
Në këtë operacion po marrin pjesë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Njësia Operacionale.
/abcnews.al/